fbpx

Rrëmbehet një person në Fushë-Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

nga Revista Kosovarja

Tre veta e kanë rrëmbyer një person duke e futur në veturë në Fushë Kosovë, të cilin më pas e kanë kërcënuar dhe duke i kërkuar të holla.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]