fbpx

Rriten çmimet e importit në tremujorin e dytë të vitit

nga Revista Kosovarja

Çmimet e importit më të larta në TM2 2024 sesa në TM2 2023, thuhet në raportin e ASK-së.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënje për -1.1% në TM2 2024, krahasuar me TM1 2024. Ndërkaq, krahasuar TM2 2024 me TM2 2023 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0 %.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve, lëkura dhe artikujt e saj (-14.5%), produktet minerale (-4.6%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.9%), tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-2.9%), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (-2.8%), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike(-1.1%), produktet e industrive kimike(-0.4%) dhe artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1%).

Tremujori i dytë 2024 -Tremujori i dytë 2023 1.0 %

Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.0 % në mes TM2 2024 krahasuar me TM2 2023. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet bimore (16.7%), këpucët (8.5%), vajrat ushqyese (6.8%), mjetet e transportit (2.8%), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2.5%) etj

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit lëkura dhe artikujt e saj (-17.7%), instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (-3.3%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (-2.3%), produktet minerale (-1.5%), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1.3%) etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]