Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Rriten sërish temperaturat, sot mbi 30 gradë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Mbi artikull

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre sepse pos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, IHK në njoftimin pesëditor për motin thekson se muaji korrik 2023 llogaritet të jetë muaji më i nxehtë i klorikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtarëve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë.

Ky muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën, por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën).

Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde.