fbpx

Rumunët shpalosin pankartën ‘Kosova është Serbi’ në stadium – ndërpritet ndeshja

nga Revista Kosovarja

Në “Nations Arena” është ndërprerë deri në një vendim tjetër ndeshja mes Rumunisë dhe Kosovës.

Kjo pasi tifozët rumunë kanë shpalosur pankartën me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ e po ashtu kanë ndezur edhe mjete piroteknike në tribuna.

Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]