Mëngjesi shoqërohen gjithmonë nga dilemat, nëse duhet të hamë mëngjes, të kemi një mëngjes të bollshëm apo të lehtë , dhe cilat janë ushqimet ideale për këtë vakt?
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, i cili përcakton vijueshmërinë e ditës tuaj, sipas Cenkuela Hasa qe ka ndarë disa këshilla.
Rutina e mëngjesit ideal në tre hapa
Sapo zgjoheni konsumoni 2 gota ujë
Largon mbetjet toksike nga organizmi të cilat janë krijuar gjatë natës
Bëni një shëtitje të gjatë 40 minuta, alternuar me vrap të lehtë
Ecja në mëngjes ka përfitime të jashtëzakonshme, largon stresin dhe në rastin kur ju e bëni ecjen esëll , orgaznizmi djeg shtresat e tepërta të yndyrës.Kështu ju keni mundësi të humbisni peshë dhe të jeni gjithmonë në formë të mirë fizike.
Më pas konsumoni mëngjesin
Mëngjes i pasur me fibra dhe proteina, larg mëngjeseve ku është e pranishme sasia e lartë e sheqerit artificial
Cilat janë kombinimet më të shë ndetshme për mëngjes?
1 Kombinimi parë
Dy feta buke thekre
1 vezë e zier
Salcë kosi
Kombinimi dytë
1 fetë buke thekre
Gjalpë kikiriku
1 banane
Kombinim tretë
Tërshërë, 4 lugë gjelle
100 gram kos
5 arra
Kombinim katërt
Lëng i shtrydhur
Panxhar
Mollë
Karrotë
Kombinimi katërt
1\2 avokado
1 fetë buke thekre
Omletë
1 gotë qumësht
Si duhet të jetë stërvitja në mëngjes, sa orë duhet të vrapojmë, cilat janë ushtrimet e duhura? Të gjitha këto dilema i zgjidhi në emisionin Fit Station trajneri Ervis Tabaku. Tabaku është një ish sportist, dhe aktualisht trajneri i ekipit të femrave të peshngritjes te Partizanit.
Ai sugjeroi që stërvitja e mëngjesit nuk duhet të jetë më shumë se 30-45 minuta. Duhet të alternohen ushtrimet kardiovaskulare me ato të forcës. Tabaku theksoi pjesën e ushqimit si shumë të rëndësishme. Mëngjesi sipas tij duhet të përmbajë sasi të lartë proteinash dhe nivel më të ulët të karbohidrateve.
“Për ata që duan të humbasin peshë përvec stërvitjes shumë e rëndësishme është edhe pjesa e ushqimit. Një metodë që përdorin shumë veta për të humbur peshë është të stërviten pa ngrënë mëngjes, dhe direkt pas stërvitjes të konsumojnë vakte me përmbajtje të lartë proteinash dhe me karbohidrate të ulta, por në sasi të limituar”- u shpreh trajneri Ervis Tabaku.la Hasa ndau rutinën e saj por njëkohësisht ndau me shikuesit dhe materiali ku u sugjerua sesi të kenë një mëngjes të shëndetshëm.