Një nga këngëtaret më të dalluara të muzikës popullore është edhe Vjollca Buqaj.
Ajo i ka qëndruar besnike këngës së mirëfilltë shqipe, prandaj edhe pëlqehet nga një masë e gjerë, shkruan “Kosovarja”.
Vjollca ka bashkëpunime me këngëtarë të suksesshëm, siç janë: Ilir Shaqiri, Violeta Kajtazi, Nikollë Nikprelaj, e shumë të tjerë, me të cilët ka realizuar potpuri këngësh folklorike e popullore.
Ajo i ka kënduar dashurisë, heroizmit, gëzimeve familjare etj.
Ajo cka e bën që ta adhurosh edhe më tepër si këngëtare, është ëmbëlsia dhe butësia që i shkëlqen në fytyrë, kryesisht në paraqitjen skenike.
E tillë me ëmbëlsi e butësi duket edhe kur veshë uniformën e infermieres./Kosovarja/