Kanë kaluar vetëm dy javë që nga fillimi i spektaklit më të madh BBVA3, dhe ngjarjet në shtëpi kanë marrë një kthesë aspak të këndshme për produksionin.
Gjatë një bisede të fshehtë në dhomën e gjumit me banoren Rike Roçi, Sara është shprehur se ka pasur një moment dobësie ku ka dashur të largohej nga shtëpia.
Sara u shpreh se të hënën në mëngjes ka kërkuar të largohet por është ndaluar nga produksioni i Big Brother, shkruan zeri.info.
“Ti e di që unë të hënën në mëngjesë kam kërkuar të iki, më kanë mbajtur, po më mbajtën më zor, dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, tha ajo.
Derisa komenti i Rikes ka qenë i menjëhershmë e cila duket se ka të bëjë më shumë me rregullat e lojës, duke i kujtuar Sarës se disa gjëra nuk duhen treguar publikut.
“Mos e thuj s’duhet thënë”, është shprehur Rike.
Kjo kërkesë për të mos folur për përpjekjen e saj për të larguar nga programi tregon rregullat strikte të “Big Brother” për ruajtjen e imazhit dhe kontrollin e informacionit që del në publik.
Ndërkohë Sara deri në këto momente nuk është se ka pasur ndonjë përplasje, apo ndonjë imazh të fortë, përveq afrimitetit me reperin nga Kosova, Bardhin.