Prej kohësh lajmi që po zien kudo nëpër mediat rozë është ajo se Sara dhe Ledri s’janë më bashkë.
Fill pas këtyre lajmeve, Sara u largua me të bijën Poem Blu drejt Gjermanisë, duke iu bashkuar familjes së saj, ndërsa Ledri s’duket gjëkundi.
Mirëpo prindërit e këtij të fundit nuk janë treguar kaq të qetë. Xheraldina, e ëma e Ledrit, ka postuar në InstaStory disa momente nga biseda videocall me Poin, por ajo që bie në sy janë ato që ajo shkruan në këto foto.
Xheraldina shkruan se Poem Blu, e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.