fbpx

Sara tregon arsyen epike se pse nuk i bëri surprizë Ledrit për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Më datën 10 korrik, reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe mbushi 36-vjeç.

Mirëpo, ndryshe nga ç’mund të pritej, ai nuk organizoi asnjë festë. Nisur nga kjo ndjekësit i kanë shkruar partneres së tij, Sarës në Instagram, ku e kanë pyetur: “Pse nuk ia bëre surprizë Ledrit për ditëlindje aman?”

Ndërkohë, përgjigja e saj ka qenë vërtetë epike, duke shkruar: “Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë. Dhe Ledri u surprizua shumë”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ledri tregoi në “Më lër të flas” se nuk i pëlqen të organizojë diçka për ditëlindje, por i pëlqejnë festat surprizë. Kjo ka bërë që ndjekësit të pyesin Sarën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]