Seanca e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, është caktuar më 4 qershor.
Kjo seancë pritet të nisë nga ora 13:10.
Kështu tha për Klankosova.tv Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M, G.P. dhe K.K. është caktuar të mbahet me datë 04 qershor 2025, në ora 13.10”, deklaroi ajo.
Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.
Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj.
Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.
Derisa aktakuza ndaj Murselit u konfirmua më 7 prill, njofton Klankosova.tv.