fbpx

Sekretari i KiE me mesazh të qartë: Pa këtë kusht, Kosova s’mund të anëtarësohet

nga Revista Kosovarja

Alain Berset, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ka treguar kushtet që duhet të përmbushë Kosova për t’u bërë anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se njëra nga kërkesat kryesore është që Kosova ta njohë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës duhet të përmbushen disa kritere. Njëri prej kushteve është të bëheni anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ta njihni Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, trupën më të rëndësishme të Këshillit të Evropës dhe po ashtu të zbatoni të gjitha vendimet e GjEDNj-së”, tha ai për Klan Kosova.

“Mendoj se kjo është në interes të të gjithë qytetarëve, pra shteteve, vendeve anëtare, që ta kenë mundësinë të kenë qasje në Gjykatë dhe të njihen me të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut dhe po ashtu t’i adresojnë ato dhe të merren vendime për to”, shtoi Berset.

Ai shtoi se përveç këtij kriteri, një tjetër çështje e rëndësishme mbetet përfshirja e të gjithë qytetarëve të Kosovës në proceset e diskutimit dhe vendimmarrjes, përfshirë ata në pjesën veriore të vendit.

“E dini saktësisht disa pika të kushteve të vendosura në tavolinë nga ana e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që do të jetë një element kyç dhe shumë i rëndësishëm i të gjitha diskutimeve”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]