Në një botë gjithnjë e më të nxituar, gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë dhe detyrimet e përditshme, një trend i ri po fiton terren në rrjetet sociale: “slow mornings”, ose mëngjeset e ngadalta.
Kjo qasje nuk ka të bëjë me përtacinë, por me vetëkujdesin dhe balancën mendore. Njerëzit po fillojnë ditën duke shmangur telefonin, duke pirë kafenë në qetësi, duke bërë pak stretching, meditim ose duke lexuar disa faqe të një libri – pa presionin e kohës apo nxitimit të zakonshëm.
Sipas psikologëve, kjo rutinë ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirëson fokusin gjatë ditës. Influencuesit e lifestyle-it kanë filluar ta promovojnë këtë stil jetese si një mënyrë për të qenë më produktiv, më i lidhur me vetveten dhe më i pranishëm në përditshmëri.
Pra, ndoshta është koha të mos kërkosh të bësh gjithçka që në mëngjes – por të mësosh të ndalosh pak dhe të marrësh frymë.
Sepse ndonjëherë, ngadalësia është çelësi i një jete më të mirë.