fbpx

Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar

nga Revista Kosovarja

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të nacionalitetit serb kanë bllokuar magjistralen në Rashkë në drejtim të Jarinjës.

Në një njoftim për media ka thënë se qarkullimi I veturave në hyrje të Kosovës është shumë I vogël, shkruan Insajderi.

“Ju njoftojmë se sipas informatave nga disa qytetarë Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetar Serb si dhe është vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Më herët qytetarët serbë kanë bllokuar edhe pikën kufitare në Merdarë.

Në Serbi po vazhdojnë protestat për të shprehur pakënaqësitë e establishmentit aktual ndaj incidentit në Novi Sad.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]