fbpx

Serbia krijoi autonominë e parë në Kosovë në Veriun e Kosovës!

nga Revista Kosovarja

“Elektroserveri” do të futet të tregun energjetik të Kosovës për të faturuar bilancet shpenzuese të rrymës nga serbët në veriun e Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

Albin Kurti ishte kategorik kundër marrëveshjeve Kosovë-Serbi në vitin 2013 dhe 2015, duke goditur nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fjalë e tone kërcënues se “Elektroserveri” nuk duhet të pranohet kurrsesi!

Marrëveshja e nënshkruar, identike me ato të ish- qeverive Thaçi e Mustafa, kur ajo ishte në fazën e kompletimit, por nuk u zbatua nga ish-krerët qeveritarë për shkak se e favorizonte Serbinë në Kosovë, tani shpërfaq më së miri kamuflimin e Albin Kurtit dhe rrethit të tij me mashtrimet demagogjike në foltoren e kuvendit, që po del se ishte kryekëput propagandë për të ardhur në pushtet.

Por, çka tha Millovan Drecun rreth kësaj marrëveshje?
Millovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën” në Serbi, ka thënë të martën se nëse “Kosova e zbaton marrëveshjen për energjinë elektrike, atëherë nga kjo do të përfitojnë serbët”.

Dhe, për ta amortizuar marrëveshjen energjetike me Serbinë, Kurti ka mundësi që sot të sjellë një vendim për ulje të tarifave të naftës në treg, në mënyrë që populizimi i tij ta vazhdojë jetën e qeverisë në rrethana kur Serbia po e fillon rrugën e jetësimit të autonomisë në veriun e Kosovës, derisa në Serbi po paralajmërohen edhe marrëveshje të tjera me Kosovën, përfshirë edhe asociacionin.

Por, çka tha kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, për marrëveshjen e nënshkruar nga zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi?

“U dakorduam për Udhërrëfyesin për energjinë dhe tani rruga është e hapur për bisedime për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi pritur 10 vjet për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, kemi pritur 10 vjet për marrëveshjen e Brukselit dhe gjashtë pikat e para – Asociacionin e komunave serbe”.

Sipas marrëveshjes, Kosova nuk do ta bëjë faturimin e energjisë në veri, por atë do e bëjnë autoritetet serbe përmes kompanisë “Elektroserver”, të udhëhequr nga dy individë, që analizat e para mediatike i cilësojnë si çetnikë dhe antishqiptar.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, thotë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, është pajtuar që të fillojnë diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pasi të arrihet marrëveshja për energjinë…

Marrëveshja për energjinë në Veri privon Kosovën nga menaxhimi dhe kontrolli i faturimit dhe brenda këtij tregu Kosova nuk ka dorë në asgjë që determinon funksionimin e sistemit energjetik.
Pra, me marrëveshjen e arritur dje, de fakto, Serbia krijoi autonominë e parë në Kosovë për serbët e veriut. Safet Krivaça /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]