fbpx

Serbia tërheq automjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën

nga Revista Kosovarja

Bëhet e ditur se mjetet e blinduara të ushtrisë së Serbisë, që të hënën, ishin vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën, sot janë larguar.

Dy mjetet të blinduara “Lazar” dhe dy të tjera “Milosh” ishin stacionuar në Rashkë, dy kilometra larg kufirit në Jarinjë.

“Raportohet se ushtria është tërhequr në kazermën e Rashkës”.

Ato ishin stacionuar buzë rrugës, ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste tha se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake.

Kjo lëvizje e ushtrisë serbe si dhe patrullimi i helikopterëve e aeroplanëve ushtarakë në afërsi të vijës kufitare kishte rritur tensionin në veri, ku serbët tash e 10 ditë kanë bllokuar rrugët, të pakënaqur me masën e reciprocitetit për targat e veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Pas kësaj, edhe KFOR-i ka shtuar numrin e pjesëtarëve dhe patrullimet në veri të vendit.

Rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë bllokuar nga serbët.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se ka zhvilluar takime të ndara me dy kryenegociatorët, me të cilët ka biseduar për gjetjen e mënyrave për tejkalimin e krizës aktuale.

“Këtë mëngjes zhvillova dy takime të ndara me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për mënyrat sesi të zgjidhet kriza aktuale. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona gjatë ditës”, shkroi ai në Twitter.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin, Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën se është shumë e shqetësuar me krizën në veri të Kosovës dhe se sipas saj gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë përmes dialogut në Bruksel.

“Është shumë me rendësi që ne të ecim tutje përpara në rrugën evropiane. Ka rëndësi jetike që të bëhet normalizimi i mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi von der Leyen.

Zgjidhja e vetme e krizës aktuale që po mbizotëron në veri të Kosovës, sipas von der Leyen, është tryeza e bisedimeve në Bruksel.

“Më duhet të them që jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është shumë me rëndësi që të shtensionohet situata, të kthehemi në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. E vetmja mënyra sesi mund të bëhet kjo është përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, që është platforma e vetme e zgjidhjes së krizës aktuale”, deklaroi von der Leyen.

Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy mua

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]