Mbrëmja e djeshme në “Love Island” solli të tjera surpriza. Pasi asnjëra nga vajzat nuk e zgjodhi,Sergei ishte ishullori i parë që u largua nga vila e dashurisë.
Pas largimit, ish-banori ka folur për herë të parë për Love Island Albania duke treguar se si e priti këtë gjë.
”Tani jam i lumtur sepse vërtet kuptova kush më do dhe kush nuk më do dhe mendoj se u tregova më i sinqertë se sa duhet, fola për ca gjëra që nuk duheshin treguar, u shpreh ai.
Kujtojmë që ishin vajzat e vilës ato që zgjodhën partnerët e tyre për të vazhduar rrugëtimin në “Love Island”. Sergei mbeti single dhe në të tilla kushte duhet të largohej. Teksa zgjedhja e fundit ishte nga Sofiela mes Salionit dhe Sergeit, ajo zgjodhi Salionin.