fbpx

Shkencëtarët zhvendosin 10 sekonda përpara “Orën e Kijametit”

nga Revista Kosovarja

Akrepat e Orës së Kijametit janë më afër mesnatës se kurrë më parë, me njerëzimin që po përballet me një kohë “rreziku të paprecedentë” që ka rritur gjasat e një apokalipsi të shkaktuar nga njeriu, njoftuan të martën një grup shkencëtarësh.

Buletini i Shkencëtarëve Atomik – një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga shkencëtarë, ish-udhëheqës politikë dhe ekspertë të sigurisë dhe teknologjisë – i zhvendosi akrepat e orës simbolike 10 sekonda përpara, në 90 sekonda deri në mesnatë.

Rregullimi, i bërë në përgjigje të kërcënimeve nga armët bërthamore, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet infektive si Covid-19, është ora më e afërt me dënimin simbolik që kur u krijua më shumë se 75 vjet më parë.

“Ne po jetojmë në një kohë rreziku të paprecedentë dhe ora e Doomsday Clock pasqyron atë realitet”, tha në një deklaratë Rachel Bronson, udhëheqëse e Buletin of the Atomic Scientists, duke shtuar se “është një vendim që ekspertët nuk e morën lehtë.”

Në vitin 2020, Buletini vendosi Orën e Ditës së Kijametit në 100 sekonda deri në mesnatë, hera e parë që kishte lëvizur brenda kufirit prej dy minutash. Për dy vitet e ardhshme, mbetën të pandryshuara.

Tani, shkencëtarët e Buletinit thonë se njerëzimi është shumë më afër katastrofës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]