Ka më shumë se një vit që e gjithë bota është duke u përballur me virusin famëkeq coronavirusin.
Covid 19 marsin e vitit të kaluar ka arritur edhe në Kosovë, kështu duke shkaktuar dëmë të mëdha shëndetësore por edhe ekonimike, shkruan “Kosovarja”.
Qeveritë janë detyruar që ta luftojnë pandeminë me masa ta ndryshme, ani pse shumica prej masave nuk kanë qenë të kënaqshme nga shumica e popullsisë por edhe e afaritstëv e artistëve.
Madje, këngëtaret vitin e kaluar edhe kanë mbajtur protestë me shkas që t’iu lejohet aktiviteti i tyre.
E kundrejt këtyre masave janë mllefosur shumica e këngëtarëve të cilët mllefin ndaj qeverise e kanë shprehur në rrjetet sociale me shkrime të ndryshme.
Edhe sot Shkurte Fejza ka reaguar me një shkrim të qëlluar duke iu rikujtuar politikanëve që edhe artistët janë pjesë e shoqërisë dhe njëherisht edhe ata kanë për të mbajtë familje, e nuk kanë të ardhura tash e një vit, pa koncerte e mbrëmje muzikore.
Ky është statusi i saj i plotë:
“Kaloj një vit pa asnjë aktivitet as dasma e as koncerte dhe mbremje muzikore dhe pa asnje lloj të ardhura për artistët e mos të flasim për ndonjë lloj mbështetje materiale.
Qeveritë i mbështesin tregtarët dhe rrjetet e marketeve që po shesin mallëra si kurr më parë. I kan ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale. Kjo nuk don koment. Ua kujtoj politikanëve se edhe artistët janë njerëz dhe kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë dhe sot të goditen pamëshirshëm e të trajtohen pa asnjë konsideratë. Mos të shikohen artistët e mirëfilltë me syrin e keq sikur ata që marrin mbështetje gjithmonë nga institucinet me dofarë projekte diletante apo të krahasohen me artistë që kanë burime financiare të dyshimta e me vetura milionëshe. Uroj të mendoj dikush seriozisht e me nje analizë më profesionale”.