fbpx

Shpallet konkurs për pranimin e policëve të rinj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor.

Në njoftim janë paraqitur edhe kriteret që duhet t’i përmbushin kandidatët.

Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës shpall: K O N K U R S Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Vendi i punës: Policia e Kosovës

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;

c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;

d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;

e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;

f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;

g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

konkursi-publik-per-zyrtar-polic-shqip-05.07.2023

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]