Këngëtari i njohur Shpat Deda solli koncertin e tij autorial më 19 dhe 20 maj në skenën e Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku dhe ka zbuluar gjithçka rreth jetës së tij profesionale dhe asaj personale.
I pyetur nëse ka ndonjë këngë që artisti ia ka ia ka dedikuar partneres së tij, ai u shpreh:
“Ka plot, janë më të lumtura nuk janë aq të dhimbshme. Blertën e kam partnere, do të thotë është një njeri me të cilin i ndan të gjitha, është personi që mendimin e të cilit e vlerësoj më së shumti”.
Tutje vazhdoj ai “Është shumë e siqertë, inteligjente që do të thotë se herë punoj dhe çfarë bëj vulën e ka mendimi i saj”.