fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shteti ia ndal pensionin pasi i ka kaluar mosha, 114-vjeçarja: Nuk ngopem me jetën

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Qamile Marra është 114 vjeçe dhe i kanë ndaluar dhënien e pensionit me pretendimin se i ka kaluar mosha.

Ajo është nga fshati Ferras i Kuçovës dhe familjarët e saj kanë hasur vështirësi në marrjen e pensionit të pleqërisë.

Djali i saj, Hysen Marra, tha për gazetarët se në muajin janar 2023, nëna e tij nuk e ka marrë dot pensionin mujor prej 7700 lekësh (66.22 euro) sepse e kanë bërë të vdekur.

Sipas tij, familjarët duhet të deklarojnë në zyrat e Gjendjes Civile Kuçovë nëse është gjallë apo jo nëna e tyre çdo fillim viti.

Këtë gjë ata nuk e kanë ditur ndaj nuk u ka ardhur pagesa e pensionit.

Edhe nusja e djalit, Rrahime Marra, tregon se vjehrra e saj nuk e ka marrë pensionin sepse i kanë thënë që ka kaluar moshën dhe se duhen dokumente për ta vërtetuar nëse e moshuara jeton ende.

“Jam nusja e Qamiles. Vajtëm për të marrë pensionin këtë muaj, në Janar. Shpërblimin e morëm, pensionin nuk e morëm.

Vajti burri për t’u ankuar atje se duhet një certifikatë. I gjetëm dhe i çuam. Vajtëm pastaj dhe na thanë ka mbushur moshën.

Ç’qenka kjo, paska mbushur moshën dhe mos të rronka më. I ka ditët e Perëndisë. Ia ka dhuruar Zoti. Aq sa merr, 70, ne nuk i kërkojmë lekë shtetit. Nuk do ta hedh në rrugë unë plakën. Të tre pensionista jemi. Ka kaluar moshën, është 114 vjeçe. Le të jetë edhe 200 ajo ka ditët e veta”, tha nusja, raportojnë mediat në Shqipëri.

114-vjeçarja Qamil Marra është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thotë se nuk vuan nga asnjë sëmundje. Ajo ka 6 fëmije, 4 vajza dhe 2 djem, ku vajza e madhe është 85 vjeçe. E moshuara tregoi se ka punuar 35 vjet në kooperativë bujqësore dhe për këtë merr një pension prej 7700 Lekësh. Ushqehet me bylmet dhe madje bën punët e shtëpisë dhe i lan vetë rrobat e saj.

“Hymë në kooperativë. Çfarë punonin burrat punonim ne. Mirë kemi qenë, por edhe për të vuajtur shumë kemi vuajtur. Nuk kishe njeri në shtëpi. Për të ngrënë ishe 7-8. Kemi vuajtur. Çfarë ka shpia mor bir ndonjë lugë bylmet, çfarë do hash tjetër”, shprehet e moshuara.

114-vjeçarja jeton bashkë me djalin e saj të vogël, 76 vjeç dhe nusen 68 vjeçe.

“Unë kam ardhur në moshën 17 vjeçe te burri. Gjeta 3 çupat këtu dhe kunatin e vogël, pa martuar këta. Plaka tha unë do vij me ty. Hajde thashë unë. Tek hanë këta fëmijët e mi hani dhe ju të dy burrë e grua thashë unë se kisha dhe vjehrrin atëherë. Unë me vjehrrin dhe me vjehrrën kam shkuar jashtë mase.

Unë kam 50 vjet që kam ardhur tek kjo familja këtu. Nënë Qamilja ka pasur jetë të shëndetshme. Kurrë tek doktori nuk e kam çuar. Vetëm një herë kur i merret mendja që ka një dhimbje koke. Vetëm për atë është kuruar Qamilja.

Asnjë sëmundje nuk ka. Asaj i jap një kokërr vezë në mëngjes. Do pijë kafen dhe do hajë bukën. Me çfarë e do i them unë. Me çfarë të ketë thotë. I jap djathë dhe kos se unë kam bagëti të imëta. Nënë Qamilja fshin, kur nuk jam unë këtu shikon pulat. Lan rrobat e veta me dorë nuk i fut në lavatriçe. I laj unë thotë”, shprehet nusja e 114-vjeçares.

Por çfarë bën gjithë ditën e moshuara?

“Kur ngrihen të gjithë ngrihem dhe unë, por në vapë nuk fle. Në mëngjes ngrihem, bëj ato punë që më takojnë. Shikoj ato pula, ata zogj.

Por kështu bukë e gjellë i kam lënë, bëj dy vjet. Dua, por nuk kam fuqi. Edhe është nusja vetë në shtëpi”, tha ajo.

Edhe pse është 114 vjeçe, Qamile Marra uron për një jetë edhe më të gjatë. Ajo thotë se nuk ngopet me jetën njësoj si lumi me ujin.

“Ngopet lumi me ujë që të ngopet robi me jetë? Ai thotë të shoh dhe një çikë, të shoh dhe një çikë. Nuk ngopem me jetë”, tha ajo.


Etiketa: Qamile MarraFerras

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje për të “Marshuar për Drejtësi” më 2 prill

2 orë më parë
Aktuale

Xhaka shënon gol midis Serbie

2 orë më parë
Aktuale

Kosova në epërsi në pjesën e parë në ndeshjen me Izraelin

3 orë më parë
Aktuale

Ramiz Kelmendi tregon shifrën fillestare të dëmit të sotëm, ajo arrinë rreth 35 milion euro

3 orë më parë
02.12.2022; Doha; Fussball Nationalmannschaft - FIFA Weltmeisterschaft Katar 2022 - Serbien - Schweiz;
Granit Xhaka (SUI) jubelt 
(Toto Marti/Blick/freshfocus)
Aktuale

Pamje kur Granit Xhaka arrin në Beograd

4 orë më parë
Aktuale

Kastrati shkon në xhami, i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit…

4 orë më parë
Postimi tjetër

Fundjava vranët, vende-vende borë

Memli Krasniqi kërkon përgjigje nga Kurti : Pse po e mbroni me kaq besnikëri Martin Berishajn ?

Rama viziton Skenderajn, Nura e falënderon për ndihmën

TË FUNDIT

Më i kërkuari i clube-ve, ja sa paguhet Armaldo për një natë

8 minuta më parë

Mesa duket jeta e Armaldos ka ndryshuar që pas daljes nga “Big Brother”. Menjëherë Maestro ka rritur kërkesat e ftesave...

Beatrix e ka një mesazh në lidhje me dramën Selena – Hailey

18 minuta më parë

Selena Gomez ditën e djeshme doli me një deklaratë ku i kërkonte fansave të ndalonin së sulmuari Hailey Bieber. “Hailey...

Zbulohet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania

23 minuta më parë

Sot, gjatë ditës në shtëpinë e famshme ka mbërritur zarfi i kuq që vëri banorët në panik. Por, në nisje...

Noizy “tallet” keq me Mozzikun, tregon se ka blerë mijëra followers

28 minuta më parë

Noizy dhe Mozzik, dikur ishin miq tejet të mirë me njëri-tjetrin. Raportet e tyre u krisën, kur Loredana bëri një...

Ja si e cilëson sonte spektaklin Arbana Osmani

33 minuta më parë

Sonte me fillim të spektaklit, Araba Osmani shfaqet me plotë buzëqeshje. Ajo këtë natë e cilëson si një finale. Finale...

Monika Lubonja: Nga Big Brother VIP jam akoma me pasoja

38 minuta më parë

Monika Lubonja së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur...

MË TË LEXUARAT

Horoskopi ditor, e Mërkurë 22 Mars 2023

Boksieri shqiptar, Jakaj ‘ia fikë dritat’ serbit, Nikolic

Ramiz Kelmendi del në vendngjarje, sheh nga afër djegien e ELKOS Center në Pejë

Borrell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes

Ja pse zemra nuk preket nga kanceri

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite dhjetëra pika

Vasfije Krasniqi-Goodman bën thirrje për të “Marshuar për Drejtësi” më 2 prill

Iphone 15 pritet të thyej rekord në shtator

Me peshqir në kokë, Liberta Spahiu shfaqet çuditshëm para pasqyrës

PDK mbështet “Marshin për drejtësi” për krerët e UÇK-së në Hagë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist