Mediat kanë siguruar dosjen e SPAK me bisedat e Pëllumb Gjokës me Behar Bajrin, në të cilat vërtetohet se ka qenë pikërisht ky i fundit që ka porositur vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Liciti dhe Genc Tafilit në vitin 2020, krim që nuk u arrit të kryhej.
Vrasja ishte porositur nga Behar Brajri në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij ndërsa Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, Bajri mendonte të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.
Përgjimet:
Bajri shkruan: Te gjevi kam besim.. Se nuk han as presionin.. E tiranës … Apo e Apelit
Më 23 prill i dërgohet mesazh Bajrit që të bëhet gati pasi më 20 maj do të dalë
“Dacit I kam thënë ban nxjemjen se më 20 maj je në fushë” shkruan personi me kodin 7142D9
“Gjatë kësaj kohe dyshohet që ka pasur takim dhe me funksionarë të tjerë të drejtësisë të cilëve i ka dhënë një shumë parash, ku parave në mesazhe i referohet me “djathë”. thuhet në dosje
Bëhet fjalë për një person i cili ende nuk është identifikuar por në dosje identifikohet me kodin 7142D9
Në një bisedë me Xhevahir Litën i kërkon të vazhdojë se shpenzimet e bëra ja plotëson Behar Brajoviq.
Prokurori Xhevahir Lita “…atyre qe tak une ua dhashe nja 15 kg djathe ia mora nje kusheriri qe ka dele…”.
7142D9 i kthen përgjigje “…Po jepi drejtim se kane bere kerkesen ata…Ti shton daci ato…”.
Operacioni i SPAK që u ndërmor më 28 korrik, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë zbardhjes së përgjimeve nga autoritetet franceze.