fbpx

Sot fillon gjykimi ndaj Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore e Ferizajt pritet të nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin.

Lënda i është caktuar gjyqtarit Sahit Krasniqi dhe seanca është caktuar për në ora 10:00.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, më datë 22 gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]