Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar disa statistika ku ka treguar se sa persona kanë vdekur në Kosovë nga gripi i derrave për një muaj dhe sa nga Covid-19.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka bërë disa krahasime rreth zhvillimit të këtyre dy viruseve në Kosovë, përcjell Insajderi.
Postimi i tij i plotë:
AH1N1 (Gripi i derrit) vs Sars-Cov -2 (Covid -19)
Disa krahasime të vogla rreth zhvillimit të tyre në Kosovë
AH1N1
Rasti i parë më AH1N1 (Gripi i derrit) në Kosovë është konfirmuar më 27 korrik 2009
Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 24 nëntor 2009
Për një muaj (24 nëntor-24 dhjetor 2009) nga AH1N1 në Kosovë kanë vdekur 14 persona
SARS-COV-2
Rasti i parë me Sars-Cov-2 (Covid-19) në Kosovë është konfirmuar më 13 mars 2020.
Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 22 mars 2020.
Nga 22 mars-17 prill 2020, nga Covid -19 në Kosovë kanë vdekur 12 persona.
