Analisti Nexhmedin Spahiu, tha se ishte në Beograd për një konferencë shkencore dhe rrëfeu një anekdotë ilustruese tipike alla Nexh.
Spahiu për Klan Kosovën po provonte të përforconte narrativin e pushtetit për shtrirjen e sovranitetit e sundimin e ligjit në Veri me një ndodhi të tij personale.
“Vetë fakti që gjen armë, konfiskon madje edhe para, kjo tregon që e ka marrë kontrollin Policia e Kosovës. Isha në Beograd për një konferencë shkencore, për 50 vjetorin e Kushtetutës së vitit 1974. Duke u kthyer në autobus, me ato honorarin që kisha marrë, dojsha me i shpenzu dinarët, me ble biletën e autobusit, më njohu kondukteri i autobusit, tha jo nuk guxoj me ti marrë se i kallxon Albin Kurtit”, thotë Spahiu.
Thash, pse a Albin Kurti ka mbërri deri në Beograd? – thotë tutje Spahiu.