fbpx

Stoltenberg ripërsërit qëndrimin për marrëveshjen e Ohrit: Duhet zbatim i plotë dhe i shpejtë

nga Revista Kosovarja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka ripërsëritur se e mirëpret marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur të shtunën në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ai para gazetarëve tha se gjëja e rëndësishme tani është zbatimi i plotë dhe i shpejtë i marrëveshjes mes të dyja vendeve.

Stoltenberg, në publikimin e Raportit të tij Vjetor 2022, tha se NATO-ja e mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja.“Aleatët e NATO-s dhe NATO-ja ofron mbështetje politike. Ne kemi qenë në kontakt të afërt me BE-në por edhe me Prishtinën dhe Beogradin.

Dhe natyrisht, ne mbështesim përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes rreth katër mijë trupave të misionit tonë të KFOR-it në Kosovë, të cilët janë kyçë në lehtësimin dhe mbështetjen e një procesi politik”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]