fbpx

Suhareka përkujton të rënët për lirinë e Kosovës

nga Revista Kosovarja

Në sheshin kryesor të Suharekës mbrëmjen e sotme janë përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Me këpucë e nga një ciri të ndezur para tyre suharekasit kanë përkujtuar të rënët për lirinë e vendit dhe ata të cilët ende figurojnë si të zhdukur.

Në ditën e 30 marsit të vitit 1999 forcat ushtarake serbe kanë kryer masakër ndaj banorëve të fshatit Sllapuzhan e kanë djegur shtëpitë.

Ishte kjo dita që nuk do të harrohet kurrë, por edhe brezat që po vijnë do ta kujtojnë për herë.

Ndaj veprave të dëshmorëve respekti nuk do të mungojë asnjëherë. Sakrifica e tyre për lirinë e vendit do të kujtohet gjithmonë.

LAVDI DËSHMORËVE DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]