Me rrjetin e gjerë të restoranteve “Remos” në Gjermani, dhe djalin e tyre Leonin, një yll në ngritje në fushën e futbollit, familja Rashica nga Vushtrria, është histori frymëzimi dhe model i padiskutueshëm suksesi.
Remo Rashica, është një ndër gastronomët më të mëdhenj në Gjermani, i cili bashkë me familjen e tij, zotërojnë rrjetin më të madh të restoranteve në disa nga qytetet metropole të këtij shteti.
Sukseseve të pamohueshme të bizneseve të kësaj familjeje nga Vushtrria, i është bashkuar edhe suksesi i djalit të Remos, Leonit, i cili po shkëlqen në fushat e futbollit gjerman.
Leon Rashica, është ngjitur tashmë në skenë në ‘profi-futboll’, si një djalosh i ri, por me ambicie të mëdha për futbollin, e që shumë shpejt do të jetë një storje suksesi, duke iu bashkuar emrave më të suksesshëm të shqiptarëve nëpër botë.
Kështu, familja Rashica, përmes rrjetit të gjerë të restoranteve ‘Remos’ në Gjermani, që sjellin kënaqësinë mediterane përmes kuzhinës së pasur, me standarde profesionale të shërbimit, dhe ambienteve të mrekullueshme, njëkohësisht, suksesin e tyre, ia atribuojnë edhe djalit Leonit, si një yll i ardhshëm në fushën e gjelbër të futbollit.