Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Sulmi i SHBA’së ndaj Iranit, Serbia mund të synojë destabilizim”

nga Revista Kosovarja

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke bërë thirrje për rritje të vigjilencës së sigurisë në Kosovë.

Mbi artikull

Përmes një postimi, Ramadani tha se Kosova duhet të ngritë nivelin e kujdesit institucional dhe të sigurisë, në dritën e krizës së rëndë botërore

Ai paralajmëron se në situata të tilla të tensionuara globale, shtete që i quan “batakçi”, si Serbia, mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

“Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar”, ka shkruar Ramadani.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]