Këngëtarja më famë botrore Rihanna dhe reperi i njohur A$AP Rock zbuluan disa ditë më parë se do bëhen prindër.
Biznesmenja është në pritje të fëmijës së parë dhe ky lajm emocioni fansat e saj.
Por çfarë dihet për romancën e çiftit.
Rihanna dhe reperi nisën një lidhje në nëntor 2020, pasi qëndruan për disa vite shokë të ngushtë, periudhë gjatë së cilës A$AP Rock kishte rënë në dashuri me të.
Çifti, të dy 31-vjeç, zbuluan lajmin me një seri fotosh të realizuara në rrugët e Neë York, ku këngëtarja mbante veshur një xhup ngjyrë rozë dhe zbuloi barkun e rrumbullakosur.
Dyshja nisën një miqësi me njëri-tjetrin kur nisën bashkëpunimet muzikore në vitin 2011, përfshirë Cockiness (I Love It, 2011) që ishte pjesë e albumit të saj “Talk That Talk”.
Ata performuan së bashku këngën e tyre në MTV VMA në 2012. Një vit më vonë, Rihanna i kërkoi reperit që të hapte koncertin e saj Diamonds World Tour.
Përpara romancës me Rihanna-n, Rocky është i njohur për të shkuarën e tij të errët, përfshirë përdorimin e drogës në moshë të re. Babai i tij u arrestuar për tregti droge kur ishte vetëm 12-vjeç, ndërsa vëllai i tij u vra një vit më vonë.
ASAP ka folur për ‘orgjitë’ me shokët e shkollës gjatë pushimit të drekës në intervista
Na linin të dilnim për dreke, 45 minuta. Shkuam në një pallat afër shkollës dhe me ashensor hipëm në çati. Vendosëm palltot në tokë, ishin 5 vajza dhe 10 djem dhe kryenim marrëdhënie seksuale. Kma fotografuar dhe dokumentuar shumë prej këtyre orgjive. Gratë rreth meje kanë shpirt të lirë si unë. Këto janë gjëra që njerëzve u pëlqen t’i qëndrojnë larg, nuk u pëlqen t’i pranojnë. Por unë nuk mund të turpërohem për këtë”, tha ai.
ASAP, i cili ka qenë në romancë me këngëtaren Rita Ora, shkroi një këngë për seksin oral me yllin e muzikës po dhe performancën e saj në dhomën e gjumit.
“S’më intereson se çfarë thua për mua. Jam e kënaqur më atë që bëj dhe jam krenare për atë që jam e çfarë përfaqësoj”, iu përgjigj Rita Ora deklaratave të reperi për marrëdhënien e tyre.