Reperja e njohur kosovare, Tayna, e cila qysh nga shfaqja e saj në ekranet televizive, edhe sot vazhdon të jetë një ndër figurat kyçe në ballinat rozë.
Së fundmi ajo ka vendosur të luaj një lojë jo edhe aq atraktive me një fëmijë, lojë kjo të cilën e ka bërë publike në “Insta Story”.
Kjo lojë e cila edhe mund ta frikësonte fëmijën që dukej ende nën 1 vjeç, ka të bëjë me një pistoletë lodër, që Tayna kishte drejtuar nga ai.
Madje, nuk mungoi as gjuha banale të cilën ajo përdori ndaj fëmijës, “gjuatjen me armë” ndaj të cilit e arsyeton duke thënë se është vetëm një fëmijë.
“Është një *** fëmijë”, ka thënë ajo në gjuhën angleze.