fbpx

Të mirat dhe të këqijat e fasuleve

nga Revista Kosovarja

Fasulet konsiderohen si ushqim i shëndetshëm dhe shpesh mund ta gjeni në tryezat e shtëpive shqiptare.

Ato ndër të tjera janë të pasura me shumë vitamina. Por, ato kanë edhe disa efekte jo shumë të këndshme.

Ndër dobitë e fasuleve janë përmbajtja e lartë e hekurit, kaliumit, fibrave, proteinave dhe vitaminës B, transmeton EO.

Gjithashtu fasulet kanë veti kundër kancerit, për shkak të kimikateve që përmbajnë të cilat luftojnë qelizat kancerogjene. Ndër të tjera parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe ndihmojnë në humbje peshe, për shkak se ngopin dhe nuk shëndoshin.

Por krahas dobive fasulet kanë edhe efekte të pakëndshme si gazrat, rritje të presionit të gjakut dhe stimulojnë shkaktimin e migrenë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]