fbpx

Të miturat mga Kamenica në telashe me xhaxhain e tyre

nga Revista Kosovarja

Dy vajza të mitura nga fshati Novosellë e Kamenicës janë dërguar sot në strehimore për shkak të dhunës në familje.

Siç mëson Sinjali, dy motrat njëra 15-vjeç e tjetra 17-vjeç janë ankuar për xhaxhain e tyre që është përdorues i narkotikëve, i cili po u shkakton frikë dhe pasiguri për të qëndruar në shtëpinë e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se kjo po ndodhë pasi që dy të miturat jetojnë vetëm me gjyshen dhe xhaxhain e tyre.

Sipas të njëjtave burime lidhur me këtë rast, më 9 prill, prokurorja kishte marrë vendim për të filluar hetimet për dhunë në familje.

Por për shkak të shqetësimeve të vajzave, sot, me urdhër të prokurores, të miturat janë dërguar në strehimore përkohësisht, deri në zgjidhjen e statusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]