Të shtëna armësh ka pasur sonte në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja plumbash, teksa policia është në kërkim të personave të dyshuar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, tha Elezaj.