fbpx

Të vërtetat që duhet të dini për gjumin dhe rëndësinë e tij

nga Revista Kosovarja

Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ekspertët thonë se gjumi është aspekti më misterioz i shëndetit dhe mirëqenies.

Ai ndikon fort tek shëndeti dhe humori.

Mjafton një natë e keqe pa gjumë që njeriu të ndihet keq dhe i acaruar. Mungesa afat-shkurtër e gjumit mund të ndikojë ose përkeqësojë performancën tuaj në punë ose në shkollë.

Por nëse kjo situatë bëhet kronike, atëherë gjërat mund të përkeqësohen dhe njeriu mund të rrezikohet nga ataku në zemër. Megjithatë, si në çdo fushë tjetër, edhe në rastin e gjumit ka shumë legjenda urbane dhe fakte të pavërteta të cilat çdo njeri duhet t’i dijë.

Sa orë gjumë ju nevojitet me të vërtetë
Ka pretendime të pavërteta që thonë se njeriu ka nevojë për 5 orë gjumë.

Kjo është një legjendë urbane, thonë ekspertët, sipas të cilëve, mungesa e gjumit rrit rrezikun e atakut në zemër, tensionin e lartë të gjakut, depresionin, diabetin e tipit 2 dhe obezitetin. Ekspertët thonë se njeriu duhet të flejë 7-9 orë në ditë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]