fbpx

Tërshëra, ushqimi perfekt i mëngjesit për të rënë nga pesha

nga Revista Kosovarja

Nëse hani tërshërë 3-4 herë në javë do të konsumoni një mëngjes të shëndetshëm dhe do ta keni më të lehtë për të rënë nga pesha. Tërshëra është e pasur me fibra dhe antioksidantë, ajo ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe ju bën të ndiheni më të ngopur gjatë ditës.

tershereSipas studimeve njerëzit që konsumojnë tërshërë rregullisht, ulin rrezikun e mbipeshës në 50%. Përmbajtja e lartë e fibrave formon një “xhel” në sistemin tretës, i cili ndihmon në minimizimin e thithjes së kolesterolit të keq në gjak.

Tërshëra ka edhe përqindje të lartë niseshteje, e cila ju ndihmon të humbni peshë, sepse djeg rreth 30% yndyrë në çdo vakt që konsumoni.

Ajo përmirëson ndjeshmërinë e insulinës dhe ju ndihmon të hani më pak gjatë periudhave të gjata kohore. Këshillohet të konsumohet në mëngjes dhe të shoqërohet gjithmonë me diçka që ta zbusë (qumësht ose kos), mund t’i shtoni edhe fruta të freskëta ose të thata.

Tërshëra është edhe një aleat shumë i mirë i lëkurës. Ajo zbut lëkurën e thatë dhe ul inflamacionin, i cili është një nga shkaqet e plakjes së parakohëshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]