Për të qenë i shëndetshëm dhe gjithnjë i freskët truri ka nevojë për ushtrime, njësoj si muskujt, prandaj uluni dhe me qetësi hidhini një sy dilemave më poshtë.
Në dukje janë të thjeshta, por kërkojnë pak përqëndrim. Kohë keni sa të doni, kështu që fillojmë!
1. Brenda kësaj fotoje ndodhen 3 fjalë. A mund t’i gjeni brenda një minuti?
2. Cila është dalja?
Një princeshë ka ngecur brenda një kulle. Ajo zbuloi se mund të arratiset vetëm nga dera e 4-ët, por siç e shihni dyer janë vetëm 3. Si ta gjejë derën katër?
3. Kush është e pasur nga të dyja?
Të dyja jetojnë vetëm, por njëra prej tyre ka jetuar në varfëri për një kohë të gjatë dhe së iu desh të vidhte një bankë për të paguar borxhet. Kush mendoni se është?
4. Cilën rrugë duhet të ndjekë?
Ky burrë po eksploronte Polin e Jugut kur një stuhi e fortë filloi. Ai gjeti dy shpella për të qëndruar, por vuri re që tek njëra ishte një ari polar kurse tek tjetra kishte mbetje radioaktive. Ku të shkojë?
Nëse po lexoni këtë, do të thotë që përgjigjet i gjetët të gjitha, ose…keni nevojë për ndihmë.
1. Fjalët janë: Garden, Bloom dhe Farm.
2. Po ta jeni të vëmendshëm do të shihni që simbolet janë në fakt numra.
3. Sigurisht që kjo është vajza më e varfër. Mund ta vini re nga shpenzimet e tepruara dhe të panevojshme që ka bërë për veshje dhe ushqime.
4. Harruat që s’ka arinj polar në Polin e Jugut?