fbpx

Thyerja e një prej rregullave kryesore të ‘Vëllait të Madh’, e një surprizë e madhe për Lelën – ‘Prime’ me shumë të papritura

nga Revista Kosovarja

Më pak se një orë na ndanë që nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3 të cilin nuk duhet ta humbisni.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Sonte do të në ‘Prime’ do të diskutohet futja e përbashkët e Anisës dhe Gjestit në tualet, gjë që sfidon rëndë rregullat e ‘Vëllait të Madh’.

Po ashtu do të diskutohet edhe për përplasjet e banorëve të tjerë gjatë gjithë javës. Por, pos debateve do të ketë një surprizë të madhe për Lelën.

‘Prime’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]