Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Thyerje e njëpasnjëshme e rregullave, zarfi i zi shokon banorët me lajmërimin e ri

nga Revista Kosovarja

“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë sërish banorët për thyerje të njëpasnjëshme të rregullave.

Mbi artikull

Mbrëmjen e djeshme ata organizuan një festë. Për të përfituar elementët e festës DJ PM-it iu kërkua që të sakrifikonte 1 banor për cdo element të zgjedhur.

Zgjedhjet që ai bëri ishin këto: Birra dhe tekila, këngëtar live, sushi, aparat për foto çasti, shisha dhe balerina. Përveç këtyre elementëve të zgjedhur nuk mund të kishin të tjerë.

Në listën e elementëve ishte shënuar edhe cigarja të cilën Pm nuk e zgjodhi por banorët në festë e konsumuan.

Moneytizer Paragrafi 4

Duke qenë se thyerja e rregullave ka qenë e vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother” dhe ata nuk e kanë marrë seriozisht asnjë paralajmërim që është bërë, ”Vëllai i Madh” ka vendosur që të gjithë banorët që ishin pjesë e festës të shkojnë në nominim ditën e martë.

Në nominin shkojnë: DJ PM, Dj Dagz, Donaldi, Semi, Kledi, Beatrix, Fifi, Sarah dhe Einxhel me Beniadën që janë tashmë në nominim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]