fbpx

Tifozët harrojnë ndeshjen, “çmenden” pas polices modele në stadium

nga Revista Kosovarja

Kolumbianja Alexa Narvaez konsiderohet si një nga policet më të bukura në botë. Në moshën 28-vjeçare, ajo shpesh ruan rendin në ndeshjet e futbollit të nivelit të lartë në Kolumbi.

Fansat mbeten pa fjalë sa herë e shohin në stadium.

Teksa ishte në detyrë në një ndeshje të America de Cali, oficerja e policisë tërhoqi vëmendjen e fansave në stadium por edhe ndjekësve në rrjetet sociale, ku numëron mbi 4 milionë ndjekës.

Alexa Narvaez, e cila ka fituar popullaritet falë postimeve të saj në internet, tërhoqi vëmendjen teksa ecte përgjatë vijës anësore të fushës.

Në pamjet e postuara në Internet, ajo duket teksa ecën me krenari dhe besim, duke bërë që fansat të harrojnë për një moment atë çka ndodhte në fushën e blertë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]