fbpx

Trileçe, ëmbëlsira që kënaq gjithë familjen

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

6 vezë
400 gr sheqer
400 gr miell
1 pluhur paste
1 vanil sheqer
1/2 L ajkë e ëmbël
1/2 L qumësht
300 gr qumesht pluhur
1/2 kg karamel

Hapat:

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë

Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme

Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30-40 min

Me 1/2 lit.qumësht të vaket trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,përzihet me 1 lit. qumësht të ftohet dhe 1/2 lit.hoplla

Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin

Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë,mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]