‘Tronditet’ Tirana! Një tjetër krim në familje, vëllai vret vëllanë dhe kunatën
Pa u tharë ende gjaku i 2 viktimave në Lezhë, vendi është tronditur nga një tjetër krim në familje kësaj here në qendër të Tiranës.
Në një lokal në zonën e ‘Myslym Shyrit’, vëllai ka vrarë vëllanë e tij së bashku me kunatën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet, teksa më pas autori, tashmë i njohur për policinë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave e ndërsa të panjohura janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Uniforma blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të kësaj tragjedie.