Tuna dhe Patrisi duket se kanë ditur si ta gjejë rrugën për t’u rikthyer bashkë.
Kështu la të kuptojë mbrëmjen e sotme Tuna e cila ishte ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”.
E pyetur nëse po mendon t’i bëjë të vegjlit e saj me një motër a vëlla, Tuna tha se nuk e ka menduar por do donte shumë një vajzë.
“Nuk e kisha menduar (nëse do bëj një bebe tjetër). Ndoshta e lë me kaq. Jam e lumtur me Tianin dhe Zenin. Por, ndoshta është mirë të ndërroj farën. Do e doja të kisha një vajzë.”
Ajo është pyetur nga vogëlushët se kujt i ngjajnë më shumë djemtë, asaj apo babait të tyre.
“Tiani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Tiani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë.”