fbpx

U lirua nga burgu para disa muajsh, i riu në Pejë ushtron dhunë ndaj nënës që e birësoi – ajo e denoncon

nga Revista Kosovarja

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Pejë, e cila e ka denoncuar djalin e saj të birësuar për dhunë në familje.

Siç merr vesh Sinjali, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer për problemet që ia ka shkaktuar i biri qe një kohë, sidomos prej kur është liruar nga burgu para disa muajsh.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari i ka kërkuar para nën kërcënimin e thikës, ka pasur sjellje agresive me të dhe në rastin e fundit janë kapur pasi i njëjti dyshohet se e ka vjedhur televizorin nga shtëpia.

Të njëjtat burime thonë se kjo e shtyri viktimën që ta raportojë rastin.

Si rezultat, njësitet policore janë aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por që akoma nuk kanë rënë në gjurmët e tij.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]