fbpx

“U përpoqa të vishja sa më shumë prej tyre” Paris Hilton kishte gati 45 fustane nusërie për dasmën e saj

nga Revista Kosovarja

Për ditën e saj të madhe, Paris Hilton, i janë dërguar plot 45 fustane nusërie nga stilistë nga e gjithë bota dhe më në fund zgjidhja e saj ishin gjatë prej tyre.

Këtë detaj e ka zbuluar vetë trashëgimtarja miliardere gjatë një interviste të re për “British Vogue”. 42-vjeçarja, e cila u martua me Carter Reum më 11 nëntor të vitit 2021, gjatë dasmës ka veshur gjashtë fustane.

“Në fakt, ishin gjashtë fustane që vesha në dasmë. Kisha 45 fustane. Stilistja ime po merrte telefonata nga stilistë nga e gjithë bota dhe të gjithë ishin shumë të emocionuar. U përpoqa të vishja sa më shumë prej tyre”, ka thënë Paris Hilton.

Mes tyre janë një fustan Galia Lahav, një dizajn Pamella Roland dhe dy fustane Oscar de la Renta.

Pas ceremonisë, ajo veshi një fustan Galia Lahav në kërcimin e saj të parë. Festimet dhe mbrëmja përfunduan me Hilton të veshur me fustanin e saj më të ri Oscar de la Renta.

Nga ana tjetër kujtojmë se 42-vjeçarja ka vendosur së fundmi që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix. Ajo ndau me ndjekësit disa poza ku shfaqej së bashku me të voglin e saj.

Trashëgimtarja miliardere postoi në “Instagram” foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork.

“Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim. Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, ka diçka që nuk shkon me formën e kokës së djalit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]