fbpx

U raportua se një nga sulmuesit në veri është vrarë, çfarë thotë kryeministri Kurti

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në konferencë nëse një person nga ana e sulmuesve është vrarë në veri, ashtu siç po raportohet në disa media.

Kryeministri i vendit tha se gjatë kohës sa ndodhet në konferencë nuk mund ta konfirmojnë një infromatë të tillë, por në momentin që ky informacion konfirmohet nga policia “do ta ndajë me opinionin”.

“Do të vazhdojmë të marrim lajmet më të reja.. Nuk mund ta konfirmoj këtë… Në momentin që policia na jep njoftimin zyrtar padyshim se do ta ndajmë me ju”, tha Kurti.

Ai tha se sot vendi është në situatë të jashtëzakonshme.

“E ftoj formacionin kriminel që t’i dorëzohet organeve tona”, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/watch/?v=833528778148892


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]