Mot kryesisht me vranësira parashihet të mbajë ditën e martë. Pasdite reshje të dobëta shiu shfaqen në pjesë perëndimore e jugore të vendit, që deri në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera.
Temperaturat minimale zbresin në 10C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 17C.
Mot më i freskët, me vransira dhe reshje lokale shiu kohëpaskohe priten edhe ditën e mërkurë dhe të enjte.
Të premten mot i ndryshueshëm, me vransira e intervale me diell, derisa pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Temperaturat pësojnë rënie edhe deri në 14C ditën e enjte, e më pas me tendencë të rritjes deri në 19C në fundjavë.