Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë

nga Revista Kosovarja

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për tu zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur shtrohemi në tryezë, është tepër e thjeshtë t’i dorëzohesh tundimit për të ngrënë ushqimet e preferuara. Po sikur rruga më e mirë drejt dobësimit të kalonte drejt tryezës?

Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme. Zbuloni në këtë artikull ushqimet më të pasura me vitamina e minerale që duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

Ushqimet E Shëndetshme Që Duhet Të Hani Çdo Ditë

Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me acidet yndyrore Omega-3 dhe folat të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë dhe osteoporozës. Ekspertët rekomandojnë konsumin e të paktën një racioni me spinaq të freskët dhe gjysëm racioni me spinaq të gatuar në ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosi
Kosi është një ushqim plot 2000 vjeçar me vlera të pakundërshtueshme. Falë fermentimit, kosi është i mbushur me miliona organizma probiotikë që ushqejnë bakteret e mira në trup. Probiotikët e mbrojnë organizmin nga kanceri dhe fuqizojnë sistemin imunitar. Konsumoni 1 filxhan me kos në ditë për të marrë shumë kalçium dhe proteina. Mund ta shoqëroni me pak mjaltë për të plotësuar edhe më shumë vlerat e tij.

Domatet
Domatet e kuqe të freskëta ose në formën e salcës janë të pasura me antioksidantë siç është likopeni. Sipas të dhënave ky antioksidant pakëson rrezikun e sëmundjeve të stomakut, lëkurës, prostatës, mushkërive dhe sëmundjet koronare. Konsumoni një gotë me lëng domateje në ditë ose 8 domate qershizë të cilat ofrojnë 22 mg likopen në ditë.

Karrotat
Shumica e frutave dhe perimeve me ngjyrë të kuqe, verdhë dhe portokalli janë të mbushur me karotenoidë që pakësojnë rrezikun e shumë tumoreve, inflamacionit e të tjerë. Karrotat janë ndër perimet më të pasura. Duhet të konsumoni të paktën gjysëm racioni me karrota në ditë.

Boronicat
Boronicat janë shumë të pasura me antioksidantë. Ato ndihmojnë në parandalimin e kancerit, diabetit dhe problemeve me kujtesën si pasojë e moshës. Jo më kot boronicat njihen si frutat e trurit. Përpiquni të konsumoni një filxhan me boronica të freskëta në ditë ose gjysëm filxhani me boronica të thata ose të ngrira.

Fasulet E Zeza
Fasulet e zeza janë të mira për zemrën por edhe për trurin. Ato përmbajnë antioksidantë, vitamina dhe minerale. Sipas të dhënave një gjysmë racioni ofron 8 gramë proteinë dhe 7.5 gramë fibër.

Arrat
Arrat janë të më të pasura me acide yndyrore se salmoni. Ato përmbajnë më shumë proteinë se mishi i pulës dhe më shumë polifenolë se vera e kuqe. Sipas të dhënave një racion me arra duhen konsumuar çdo ditë, sidomos pas një aktiviteti fizik.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibër të tretshme që pakëson rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Një gjysëm racioni me tërshërë ofron 10 gramë proteinë dhe shumë energji për muskujt./AgroWeb

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]