Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ushqimet që parandalojnë formimin e celulitit

nga Revista Kosovarja

Dëgjojmë shumë të flitet për celulitin dhe metodat që përdorin femrat për ta eliminuar. Por çfarë është celuliti? Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës. Shkaqet e celulitit janë të ndryshme si: stresi, trashëgimia, duhani, kripa, kafeja, pijet alkoolike, dehidratimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Por cilat janë ushqimet që e luftojnë celulitin (gjithmonë të kombinuara me aktivitetin fizik)?

Uji
Konsumimi i sasive të mëdha të ujit ndihmon në eliminimin (përmes urinës) e lëngjeve të mbetura në inde. Çdo ditë duhet të konsumojmë 1 litër deri në 2 litra ujë. Sasia rritet në verë ose nëse ushtroni aktivitet fizik.

Perimet
Janë ushqime me pak kalori, për këtë arsye janë gjithmonë të këshillueshme për të pasur nën kontroll problemet me celulitin. Natyrisht preferohen perimet e sezonit (shmangni ato të konservuarat) dhe sigurohuni të përfshini sa më shumë të mundeni në dietën tuaj: finok, selino, karotë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kajsitë
Janë të pasura me kalium dhe janë të këshillueshme për të luftuar celulitin.

Patatet, por edhe thjerrëzat, qepët dhe bizelet (veçanërisht nëse hahen të pa gatuara) ndihmojnë shumë në eliminimin e substancave të tepërta dhe shkëmbimin e lëngjeve në trup.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]