Sot me fillim nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për problemin e furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.
I pari i FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, më 7 tetor i kishte dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, ku ndër të tjera i kishte thënë se “do të ndërpriteshin aktivitetet e FSK-së, në rast se nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje rreth këtij problemi”.
Klan Kosova e ka siguruar letrën autentike të gjeneral Jasharit, e cila u prezantua të shtunën në emisionin Info Magazine.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka nënshkruar tashmë vendimin për anulimin e kontratës që kishte lidhur sekretari i MM, Gafurr Dugolli me kompanitë Hajdini-Comerc dhe Bylmeti Sh.P.K në vlerë të 2.1 milion euro, i cili lajm u dha ekskuzivisht të shtunën në Info Magazine Javore në Klan Kosova.
Lidhur me rastin e shqetësuar u shpreh edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një përgjigje ekskluzive nga Presidenca të shtunën u tha se shefja e shtetit kishte kërkuar takim me Jasharin dhe Maqedoncin, si dhe raport të detajuar lidhur me situatën e krijuar.